Futboll Seria A Sport

PRANON DËSHTIMIN/ Gattuso zbulon historinë “konspirative” mbi Higuain

I intervistuar pas sfidës së humbur përballë Juventus, e vlefshme për Superkupën e Italisë, trajneri i Milan, Gennaro Gattuso ka pranuar hidhërimin për dështimin, sikurse dhe ka zbuluar detajet mbi Higuain, që ka munguar në vizitën te Princi i Arabisë Saudite.

“I bëj komplimentet e mia skuadrës. Përballë kishim një mal për të ngjitur dhe ne e tentuam. Dalja e Kessie me karton të kuq ishte e drejtë. Juventus shënoi dy gola në pozicion të parregullt dhe u anuluan. Ne nuk na lejuan të përfundojmë një aksion me Cutrone. Këto gjëra më bezdisin e acarojnë dhe nuk i kuptoj. Sot na shkoi keq, tani të mendojmë për kampionatin”, u shpreh Gattuso.

“Skuadra është e gjallë, ka problem, të mira dhe difekte. Luftuam kundër një skuadre shumë të madhe. Ndaj Genoa do të jemi pa tre futbollistë të skualifikuar, mbeten paraqitjet dhe të humbësh një finale lë hidhërim. Higuain? Nuk ndodhi asgjë, është i pafat. Mbrëmë ishte me 38.5 temperaturë, por gjithsesi tentuam. Duket si barcaletë, por as nuk ka fjetur. Nuk erdhi as me skuadrën te vizita te Princi, për shkak të virusit dhe frikës mos i trasmentonte atë. Tani nuk më intereson për të ardhmen, ka hidhërim për humbjen”, deklaroi trajneri i Milan, Gennaro Gattuso.

Related posts

SPECIALE/ Dëshpëruese: Viti 2018 një periudhë zie për futbollistët dhe futbollin shqiptarë

Sadik.Autor

BARAZIM NË FRYMËN E FUNDIT/ Milan e kthen tabelë qitje Veronan dhe ndajnë pikët në “San Siro”

Delo.autor

Juventus pret ardhjen e Can nga Liverpool

Q.Autor

Leave a Comment