Futboll Premier League Sport

“PRENOTOI BILETËN SI TIFOZ”/ Zgjidhet trajner dhe shkruan historinë në “FA Cup”!

Sa herë që kompeticioni më i vjetër në botë dhe krenaria angleze, FA Cup, “zbret” në fushë, diçka magjike që do të ndodhë… Aty ku përplasen ekipe gjysmëprofesioniste dhe amatore në një farë kuptimi, me klube që me vetëm rrogën e një futbollisti rezervë do të mbulonin buxhetin vjetor të kundërshtarit.

Aty ku gjatë javës disa futbollistë stërviten, ndërsa të tjerë punojnë 8 orë dhe më pas stërviten dy orë. E gjitha kjo e bën FA Cup një turne që të mbush zemrën dhe ruan ende vlerat e romanticitetit që futbolli i sotëm ka humbur.

Surprizat janë gjithmonë të pranishme dhe tifozët fërkojnë duart për të shijuar atë të rradhës. Që ka ardhur, sigurisht. Ku? Në një nga stadiumet më fantastike të Londrës. “Craven Cottage”. Luhet Fulham-Oldham Athletic. Premier League kundër League Two, pra kategoria e katërt angleze.

Të jesh trajner i skuadrës së zemrës është diçka e rrallë në ditët e sotme. Një ëndërr për shumë, realiteti për këtë zotëri të quajtur Pete Wild, menaxher (i përkohshëm dhe i sapozgjedhur) i Oldham.  i sapozgjedhur, sepse Wild ende nuk arrin ta kuptojë pse ndodhet në atë pankinë. Pikërisht ai që deri për Krishtlindje ishte vetëm një tifoz që ndiqte ekipin bardhekuq edhe në transfertë, si ajo e prenotuar për Epifani, pra fundjavën e parë të vitit.

FA Cup është skena e tij e parë. Përballë një skuadre si Fulham duhet të jetë disfatë, por futbolli nuk shkruhet në letra por fushë. Si tifoz ishte përgatitur me miqtë, më pas, çmenduria: Boxing Day, humbja 6-0 e Oldham ndaj Carlisë United dhe vendimi i klubit për të shkarkuar Frankie Bunn dhe thërritur Pete Wild, ish-futbollist amator dhe trajner ekipi amatorësh.

Menjëherë përvesh mëngët dhe i dërgon mesazh miqve të tij: “më falni, nuk do të vij në tribunë por do të më gjeni në pankinë!”. Të habitur edhe familjarët, nuk u besojnë syve. Kështu, Wild përgatit debutimin e tij dhe Oldham përmbys Fulham nga 1-0 në 1-2 në Londër, duke kaluar këtë turn.

Wild kthehet në qytetin e tij, Oldham dhe festa vijon deri në të gdhirë. Birra, disa patate të skuqura dhe ndonjë kofshë pule… Duhet përgatitur ndeshja tjetër, por jepini pak kohë mikut tonë Ëild, sepse ende nuk e ka kuptuar atë që ka arritur.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ylli i Wolves vendos largohet në verë, por tani çmimi ndryshon. Ja shkaku..

Delo.autor

MESFUSHORI I KOMBËTARES SHKËLQEN NË GJERMANI/ Gjasula shënon në momentin më të vështirë të Padërborn (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Brescia. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment