Futboll La Liga Sport

REALI FUNDOSET BRENDA “BERNABEUT”/ Pëson dy gola nga…

Barazimi në mesjavë, 2-2 ndaj Vijarealit duket se nuk e ka shkundur kampin madrilen. Ditën e sotme, Reali i Madridit mori një rezultat akoma edhe më turpërues.

Në shtëpi ndaj Real Sociedadit, ekipi i Solarit u mund me shfirat 0-2. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e tretë, ku Uillian Hoze shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. “Galaktikët” morën kontrollin e lojës, por ishte dalja me karton të kuq e Lukas Vazkes, në minutën e 61-të, që përkeqësoi akoma më shumë gjërat.

Teksa Reali kërkonte të reagonte, miqtë shënuan edhe të dytin me Ruben Pardo, në minutën e 83-të, duke siguruar kështu 3 pikët.

Me këtë humbje, Reali mbetet në vendin e 5-të, me 30 pikë, ndërsa diferenca me Barcelonën është 7 pikë, me katalanasit që kanë edhe ndeshjen e tyre të javës së 18-të për të zhvilluar.

Related posts

“NË JANAR BËJ GATI VALIXHET”/ Ja sherri i Florentino Perez me yllin e Real Madrid…

Delo.autor

“ISHIN PERSONA ME MASKA”/ Tifozi i Kosovës rrëfen ngjarjen e turpshme të çekëve: Na sulmuan duke ngrënë bukë

Delo.autor

MBROJTJA NË “GJUMË”/ Lazio pa busull, Lecce i ndëshkon sërish (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment