I pakategorizuar

PRET TË RIKTHEHET NË PISTË/ Rossi sfidon Marquez, ja dy armët e pilotit italian për titullin e 10-të

Valentino Rossi, legjenda e garave të Moto GP, mezi pret të rikthehet në pistë pas pushimeve dimërore. Tashmë 40 vjeç, piloti italian, 9 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit, shprehet se ky vit do të jetë ndryshe për të. Një motor i ri Yamaha, i shpejtë e fitues si dhe përvoja e akumuluar ndër vite janë dy armët me të cilat ai do të përballet me Marc Marquez, rivalin e tij më të fortë në pistë.

“Motori i ri është shumë i bukur, e kam parë, ndaj për mua ka nisur zyrtarisht sezoni i ri. Jam gati 40 vjeç, por jam kompetitiv. Shpresoj që eksperienca e akomuluar ndër vite të më ndihmojë në pistë në momentet e vështira e delikate. Përvoja është e rëndësishme për të njohur pistën e për të pilotuar me qetësi në garë. Të gjithë kanë frikë, gjithçka varet se si reagon”, tha Rossi.

Duke folur për rivalin e tij, spanjollin e Honda, Marc Marquez, piloti italian thotë: “Është me kurajo, pasi rrezikon shumë në pistë. Shkon gjithnjë në limit edhe spe rrëzohet shpesh gjatë provave, por jo në garë. Rikthehet në pistë sikur s’ka ndodhur asgjë. Unë e studioj dhe përpiqem të mësoj nga ai”, u shpreh Rossi, që ka edhe dy vite kontratë me motorin Yamaha.

Related posts

ZYRTARE/ Rikthim në “shtëpi”, ish-trajneri i Kombëtares ulet në pankinën e skuadrës së…

Delo.autor

“ KU JE TË Q*FSHA KOKËN TËNDE!” shikoni si takohen Bare, Manaj e Sadiku në Spanjë (VIDEO)

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Blerim KRASNIQI rrëfen për largimet e Skënderbeut dhe deklaron i PRERË: Këtë sezon…

Isa.Autor

Leave a Comment