I pakategorizuar

“DUHET TA VRASIM NJË…”/ Plas në Kupën e Portugalisë, gjyqtari kërcënohet me jetë pas ndeshjes

Ndeshja mes Bragës dhe Portos në gjysmëfinalen e Kupës së Portugalisë, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, për ambulancën e cila mbeti në fushë dhe më pas u shty nga lojtarët.

Megjithatë ndeshja në Portugali është rikthyer edhe njëherë në vëmendje, këtë herë për shkak të disa kërcënimeve. Në ndeshjen e cila u mbyll në barazim 1-1, drejtësinë në fushë e vendosi gjyqtari, Luis Godinio. Ky i fundit duket se ka lënë të pakënaqur tifozët, të cilët nuk i kanë kursyer kërcënimet ndaj tij.

Pas kërcënimeve në rrjetet sociale, jashtë Ligës së Futbollit, është shfaqur një parullë, ku shkruhej: “Ne duhet ta vrasim një…”

Kjo ka trazuar gjithë opinionin publik dhe tashmë shumë gjyqtarë ndihen të kërcënuar për jetët dhe familjet e tyre.

Related posts

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ Pas ndërhyrjes së “VAR”, talenti Son rihap sfidën ndaj “Të Kuqve” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Nis sfida mes Zvicrës dhe Gjibraltarit

Delo.autor

HUMBJA NDAJ CHELSEA-T/ Szczęsny: Kampionët treguan diferencën mes nesh dhe asaj që duhet në Champions

Delo.autor

Leave a Comment