Futboll

“QËNDRUAM NË HESHTJE”/ Drejtuesi i klubit të Serisë A: Na e ofruan edhe ne CR7-ën

Cristiano Ronaldo mund të ishte transferuar te Napoli verën e kaluar. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i “axurrëve”, Cristiano Giuntoli, i cili ka zbuluar në një intervistë për “Sky” se: “Po, CR7 na është ofruar. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Jorge Mendes që nga koha e rinovimit të kontratës së Ghoulam dhe dëgjohemi shpesh”.

“Isha bashkë me presidentin De Laurentiis kur na është ofruar. Qëndruam në heshtje, më pas analizuam shifrat dhe kuptuam se ishte një operacion jashtë mundësive tona. Çfarë mendova kur Ronaldo shkoi tek Juventus? Se bardhezinjtë ishin skuadra më e fortë e Europës”.

Drejtori sportiv i Napoli-t ka folur edhe për zërat që flasin për një kthim të Edinson Cavanit: “Është një lojtar shumë i fortë, por disa emra nuk përshtaten me filozofinë e klubit. Forca e Napoli-t ka qenë gjithmonë të gjejë lojtarë të rinj, të gjejë Cavani të tjerë”, ka thënë Giuntoli.

Related posts

SHËN VALENTINI/ Yjet e futbollit urojnë gjysmat e tyre… David Beckham mban rekord (FOTOT)

Delo.autor

I SHOKON TË GJITHË/ Kapiteni i ekipit shqiptar i jep lamumirën futbollit në moshën 27-vjeçare, ja arsyeja

Delo.autor

STATISTIKAT/ Përsëri i jashtëzakonshëm me Romën, shikoni vlerësimet për Marash Kumbullën… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment