Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Shtanget Neymar, Barcelona i kërkon 10.2 milionë euro

Barça i ka dhënë gabimisht 10.2 milionë euro Neymar-it

Probleme të reja për Neymar dhe Barcelona-n.

Pavarësisht se rrugët mes klubit dhe futbollistit janë ndarë prej disa sezonesh tashmë, palët vazhdojnë të luftojnë për arsye ekonomike.

Këtë herë është klubi katalanas që kërkon mbrapsht një shumë të madhe parash që i është derdhur gabimisht lojtarit.

Sipas El Mundo, Barça i kërkon 10.2 milionë euro brazilianit, sepse ka gabuar disa llogaritje në lidhje me rrogën bruto të lojtarit në 2015-ën.

Neymar duket se ka marrë në atë kohë një rrogë neto më të lartë në krahasim me atë që duhej të merrte. Njëkohësisht, Barcelona duket se ka paguar një shumë më të ulët taksash.

Kanë qenë autoritetet financiare spanjolle që kanë lajmëruar klubin dhe tani çështja duhet rregulluar për të shmangur sanksione.

Related posts

OZIL kujton takimin e parë me ZIDANIN: Isha NERVOZ dhe m’u djersiten…

Isa.Autor

PARTIZANI-KUKËSI/ Ndizet sfida në “Air Albania”, Asani ndëshkon “Verilindorët” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

PRITET ATMOSFERË “SPORTIVE”/ Ibra shkon në Sanremo me partneren e sulmuesit të Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment