Bundesliga Futboll Sport

“REVOLUCION” NË SKUADËR/ Bayern në bisedime me “zbuluesin e diamanteve”

Bayern Munich kërkon të nisë revolucionin e skuadrës. Një pjesë e rëndësishme për ndërtimin Bayernit të ri mund të jetë edhe ish-skauti i Borussia Dortmund, Sven Mislintat.

Ish-zbuluesi i talenteve të BVB, raportohet nga një gazetë serioze angleze si The Independent, se po bisedon me Bayern.

Mislintat aktualisht është te Arsenal, por gazeta raporton se pritet një largim i tiji nga Topçinjtë që në janar pasi thuhet të ketë pasur mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit.

Përpara se të shkonte tek Arsenal, Mislintat ka punuar te Borussia nga 2006 deri në vitin 2017.

Aty ai njihej si “zbuluesi i diamanteve”, por duhet të largohej pasi nuk shkonte mirë me trajnerin e asaj kohe, Thomas Tuchel.

Skauti njihet për zbulimin e Robert Lewandowski-t, Pierre-Emerick Aubameyang, Ousmane Dembele, Shinji Kagava , Julian Weigl dhe Raphael Guerreiro.

Related posts

“COPA DEL REY”/ Solari bën një “shpikje” në sulm për ndeshjen ndaj Leganes

Delo.autor

“JUVENTUS NUK ËSHTË PËR TITULL”/ Moggi: Mourinho? Nuk bën më për të qeshur

Delo.autor

EUROPA “ÇMENDET” PAS KUKMBULLËS/ Ja 10 klubet që kanë skaut sot në stadium për të

Delo.autor

Leave a Comment