Futboll Shqipëri Sport

TIRANA “REFUZOI” PARATË E KROATËVE/ Albi Doka: Te Gorica, për Kombëtaren shqiptare

Albi Doka është prezantuar dje nga ekipi i tij i ri, Nova Gorica. Futbollisti shqiptar u transferua me parametra zero nga Tirana dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me ekipin kroat. Në prezantimin me Nova Goricën, Doka shprehet mjaft i lumtur dhe tregon se çdo lojtar nga Shqipëria e ka ëndërr të luajë në një kampionat si ai kroat.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, që kam firmosur një kontratë me Nova Gorica, dhe jam i bindur se ky është një transferim i mirë për mua. Ardhja te Gorica ishte një hap i ri në karrierën time dhe një mundësi e shkëlqyer për të provuar veten në një nivel më të lartë të futbollit”, deklaroi Doka, i cili do të mbajë fanellën me numrin 17, që mbante edhe te Tirana. Numri “17” nga ana tjetër simbolizon debutimin e Dokës në Superiore.

Më pas futbollisti shqiptar tregoi se kishte njohuri të mëdha për klubin dhe kampionatin kroat. “Unë i kam parë absolutisht të gjitha ndeshjet e Goricës në pjesën e dytë të sezonit, ishte veçanërisht interesante të shihje se si skuadra përballej me emra të mëdhenj si Dinamo, Hajduk, Osijek e Rijeka. Di shumë gjëra rreth kampionatit kroat, e di edhe në cilat stadiume do të luajmë, pasi kampionati kroat ndiqet shumë në Shqipëri. Në fund të fundit, çdo futbollist nga Shqipëria ëndërron që të ketë mundësinë që të provojë veten në një kampionat si ai kroat.

Me anë të Goricës kërkoj që të arrij sa më shpejt në Kombëtaren shqiptare”, ishin fjalët e Dokës në prezantimin me klubin e ri. Në fund ai që zbuloi detaje interesante është drejtori i klubit, Mindaugas Nikolicius. “Albin kemi kohë që e ndjekim. Donim ta blinim në dimër. Dhamë edhe ofertën tonë, por nuk ramë dakord. Në prill firmosëm një parakontratë dhe tani është lojtari ynë. Nuk do të ketë probleme përshtatjeje. Është lojtar modern dhe nga ata që do të marrë shumë shpejt një ftesë në Kombëtare”, mbylli Nikolicius.

Related posts

SIRENA RUSE PËR MBROJTËSIN HYSAJ/ Kapiteni i Kombëtares mund të përfundojë tek klubi…

Delo.autor

“NUK ËSHTË MBËSHTETUR NË…”/ Zaccheroni zbulon arsyen pse Sarri dështoi tek Juventus

Delo.autor

“I MALLKUAR”/ PANUCCI i tërbohet me përkthimin në konferencën për shtyp: Katastrofë!

Isa.Autor

Leave a Comment