Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET SUPER YLLI KROAT/ Rimëkëmbja e Luka Modric: 10-shi më i mirë i vitit 2019

Luka Modric është kthyer. Kroati ka rikuperuar thellësinë e fushës ku ushtron veprimtarinë dhe formën përgjatë janarit, duke lënë pas pozicionin e tërhequr në ndeshjet e fundit të vitit 2018, në të cilin ai mblodhi çmime për të gjitha ato që arriti në sezonin e shkuar.

Modric e ka filluar vitin 2019 si një nga fytyrat e Madridit të ri, që lidh fitoret dhe ndeshjet e mira, me një ndryshim të vogël taktik që ka kontribuar në performancën e tij: Është operacioni i rolit të lojtarit me numrin 10-të.

Shkak dhe pasojë. Modric tashmë ka shkelur gazin. Kupa e Botës e la atë të rraskapitur, por sërish donte të luante në finalen e Supërkupës së Evropës. Luajti në atë ndeshje pa bërë asnjë javë fazë përgatitore dhe ai pagoi për të. Për kroatin faza përgatitore ka qenë themelore gjithmonë.

Modric ka edhe një veçori tjetër. Për të arritur momentin më të mirë, ai duhet të luajë rregullisht. Dhe Lopetegui ndoqi metodën e kundërt: E la në stol ose e bëri me rotacion, duke e penguar atë që të gjente formën e plotë duke luajtur në të gjitha ndeshjet.

Tani, kjo është e kaluara. Forma e tij për pak do të jetë optimale për këto shkaqe: Ai po luanë pranë zone më shumë se kurrë, duke luajtur i lirë, fizik dhe besim për të bërë më shumë kilometra, të jetë më i thellë në zonën e kundërshtarit dhe të kërkojë më shumë duele dhe më shumë rrezik.

Modric ka shënuar tre gola në shtatë ndeshjet e fundit. Nga finalja e Botërorit për Klube deri tek golat ndaj Betis dhe Sevilla. Këto nuk janë të vetmit sepse 32-vjeçarit iu anulua një gol dhe Diego Lopez e ndali në dy goditje. Në fakt, njëra gjuajtje e pritur përfundoi në këmbët e Benzema që e ktheu në gol. Tre gola të shënuar, që i shtojnë edhe dy asist në muajin janar të këtij viti janë shifra ideale për numrin 10-të.

Të dhënat në fushën e kundërshtarit janë rritur këtë muaj. Gjendet më shumë në zonën e kundërshtarit dhe rrallë ndeshje kalon pa goditur në portë. Në këto shtatë ndeshjet e fundit ai nuk gjuajti ndaj Girona dhe Villarreal. Në 22 ndeshjet e para, ai nuk goditi në 12 sfida.

Ndeshja ndaj Sevilla ishte shembulli që ai i tregoi se çfarë i duhej ekipit dhe atij vetë, u kurorëzua me atë rikuperim topi dhe gol në fund. Përveç ndeshjes me Plzen në “Bernabeu”, ishte ndeshja e tij me numrat më të mirë: 66 pasime në fushën e kundërshtarit dhe tetë brenda në zonë, shumë më lart se mesatarja e tij (38 dhe 2).

Modric është 10-shi që shënon më shumë, sepse Solari e pyeti. Argjentinasi e nxiti fituesin e “Topit të Artë” të luajë me më shumë liri dhe e inkurajoi atë që të krijonte më shumë hapësirë në zonë. Rezultati është i dukshëm, siç tregohet nga hartat ku Modric ka shtrirë ndikimin e tij dhe pasimet nga rikuperimet e fundit.

Humbja ndaj Real Sociedat ishte momenti për reflektimin e Real Madrid dhe prej asaj ndeshje dinamika e lojës ka ndryshuar. Modric e ka rikuperuar buzëqeshjen e tij dhe tashmë dihet se kur kroati është i lumtur…Reali është gjithashtu i lumtur.

Related posts

E ZBULON AGJENTI I TIJ/ Lojtari i Romës refuzoi Interin, ja arsyeja

Delo.autor

DEKLARATA/ Ancelotti: Me NAPOLIN do jemi konkurrues në SERINË A dhe Champions

Sadik.Autor

Bushiç: Në 14 vite karrierë, s’kam parë kurrë si këto arbitra. Ja pse luajta me numrin 5 ndaj Laçit

Sadik.Autor

Leave a Comment