Futboll Sport

FITORJA NDAJ QIPROS PËR “KATAR 2022″/ Luka Modric hyn në histori me Kroacinë, bëhet lojtari me më shumë…

Kroacia arriti të marrë një fitore minimale 1-0 kundër skuadrës së Qipros, duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme.

Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç luajti për 90 minuta, ku arriti të hyjë në histori me ndeshjen e sotme, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje për kombëtaren kroate. Plot 135 ndeshje ka luajtur mesfushori i Realit me kombëtaren, duke kaluar Dario Sërnën, i cili mbante rekordin me 134 paraqitje.

Kroacia u bë protagoniste në vitin 2018,  ku arriti të shkojë në finale të Kupës së Botës, por pa mundur të triumfojë pasi u mund nga Franca me rezultatin 4-2. Modriç ishte lojtari kyç ne atë arritje të kroatëve, ku po atë vit arriti të fitonte çmimin më të rëndësishëm në aspektin individual, Topin e Artë.

Related posts

HOLANDË-TURQI/ Van Gaal i beson treshes së sulmit Bergwijn, Depay dhe Berghuis (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Plaku në Norvegji, ky është ekipi që e pret në verë?

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Zbulohet se kur do të largohet Valverde nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment