Futboll La Liga Sport

“RINIA” E DYTË E SUAREZIT/ Kërcënon edhe “Pleshtin” me “luftë” brenda llojit

Luis Suarez po kalon një “rini” të dytë. Me dopietën e tij kundër Eibarit, sulmuesi uruguaian arriti në kuotën e 14 golave në kampionat këtë sezon. Ka shënuar në 4 nga 5 ndeshjet e luajtura në kampionat dhe vazhdon të rivalizojë shokun e repartit Leo Mesi për titullin e golashënuesit të këtij sezoni.

Në moshën 32-vjeçare, “El Pistolero” po kalon një rini të dytë. Ndodhi pikërisht në këtë moment dhe në këtë sezon, kur në kampin katalanas mendonin ta nxirrnin në “pension” dhe të zgjidhnin pasardhësin e tij. Ishte pikërisht uruguaiani, i cili tha se nuk do të ishte i përjetshëm dhe prandaj drejtuesit duhet të mendonin të gjenin një tjetër numër 9 për të mbajtur peshën e repartit të sulmit. Fillimi i sezonit të tij nuk ishte i mirë. Ai shënoi vetëm dy gola në 8 ndeshjet e para të kampionatit.

Problemet fizike kontribuuan në formën e dobët të tij, por ai nuk u dorëzua dhe tregoi shpirtin luftarak sa herë dilte në fushën e lojës. Goditjen e madhe e bëri në ndeshjen kundër Barcelonës në “El Clasico”. Mesi mungonte dhe i duhej të merrte nën kontroll fatin e skuadrës katalanase. Ia doli të shënonte një “hat-trick” dhe tregoi se është një nga bomberat më të mirë në Europë. Në sezonin e tij të pestë me fanellën katalanase, Suarez vazhdon të mbajë shifra të frikshme dhe mjaft pozitive, të cilat e bëjnë një nga sulmuesit më të mirë të historisë së Barcelonës.

Duke lënë mënjanë vitin e tij të parë, pasi u rikthye shumë vonë për shkak të pezullimit nga FIFA pas kafshimit të Kielinit, Suarez ka shënuar më shumë se 10 gola në fazën e parë të kampionatit. Në vitin e dytë arriti të shënonte 19 gola, në të tretin 15 dhe sezonin e kaluar 13. Këtë vit ka arritur të shënojë 1 gol më shumë se vitin e kaluar dhe kjo është diçka pozitive.

Merkato- Por, pavarësisht formës së shkëlqyer që po kalon Suarezi, Ernesto Valverde kërkon një tjetër sulmues që ta zëvendësojë në disa ndeshje të veçanta. Sezoni është i gjatë dhe Barcelona kërkon të fitojë edhe Ligën e Kampionëve. Munir shkoi te Sevija dhe Alkaser është i lumtur me jetën në Dortmund. Emrat janë të shumtë, por për momentin nuk dihet asgjë. Derisa drejtuesit të vendosin, numri nëntë aktual i Barcelonës të ofron garanci… Kjo është ajo që duhet.

Related posts

“BESO OSE JO, JAM…”/ Kush ia lagu gjoksin kapitenes superseksi? (FOTO)

Delo.autor

VENDIM I PAPRITUR/ Inzagi drejt shkarkimit, një nga arsyet… mbrojtja me tre

F.autor

VENTSSPILS-TEUTA/ Pas 5 minutash lojë, sulmuesi Serihiçuk zhbllokon sfidën me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment