Futboll Seria A Sport

PLASIN POLEMIKAT TEK LAZIO/ Lojtari nervozohet me deklaratën e presidentit Lotito, ja reagimi

Në shtëpinë e Lazios kanë plasur polemikat në distancë mes presidentit Claudio Lotito dhe mesfushorit spanjoll Luis Alberto, i cili është me pushime në vendlindjen e tij.

Ka qenë një deklaratë e Lotitos, i cili i pyetur mbi një largim të mundshëm të spanjollit, deklaroi se: “Futbollistët janë e vetmja gjë që nuk mungojnë në botën e futbollit”.

Këto fjalë që nuk janë pritur aspak mirë nga Luis Alberto.

“Nuk e kuptoj dhe nuk arrij të gjej çfarë ka dashur të thotë Lotito me këtë deklaratë, që të them të drejtën, më ka nervozuar. Dy ditë më parë dukej se isha i pashitshëm dhe tani jo më. Kemi fituar dy tituj dhe me këto deklarata ai rrezikon të zhvlerësojë futbollistët e tij. Të shohim çfarë do të ndodhë, pasi me Simone Inzaghin kam një marrëdhënie përtej futbollit dhe më ka konfirmuar se jam pjesë e projektit të tij”, tha spanjolli.

Related posts

E BUJSHME/ Pengu më i madh i REALIT, drejt NAPOLIT për 50 milionë euro

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Tre gola në 10 minuta, Holanda mposht me përmbysje Ukrainën

Delo.autor

ANGEL CORREA NJË HAP LARG MILAN/ Menaxheri i 24-vjeçarit nis bisedimet me “Kuqezinjtë”, ja oferta

Delo.autor

Leave a Comment