Futboll Seria A Sport

RONALDO LË TORINON PËR…/ Ja “dënimi” që e pret portugezin në Spanjë

Kristiano Ronaldo me shumë mundësi do të shpallet fajtor për mashtrim me taksat në Madrid, ditën e nesërme. Menjëherë pas ndeshjes së sotme ndaj Kievos, portugezi pritet që të udhëtojë për në kryeqytetin spanjoll, të dalë para gjyqtarit.

Ai pritet të marrë një dënim me burg prej 23 muajsh, por në Spanjë ky dënim mund të mos kryhet, nëse jepet për më pak se 24 muaj apo për shkelësit e herës së parë. Sipas marrëveshjes me zyrën e Prokurorit spanjoll, Ronaldo do paguajë rreth 19 mln euro, për t’ia hedhur vetëm me gjobë këtij dënimi.

Në 2017, një prokuror e akuzoi CR7 me 4 akuza, për mashtrim me taksat, nga vitet 2011-2014, me vlerë rreth 15 mln euro. Ronaldo akuzohet se ka përdorur kompani jashtë Spanjës, për të fshehur të ardhurat nga të drejtat e imazhit.

Related posts

“LUFTA” PËR TITULLIN E SUPERIORES/ Teuta mposht me përmbysje Kastriotin dhe hedh një hap gjigant

Delo.autor

Shpallet golashënuesi më i mirë, mësohet emri i fituesit të Këpucës së Artë

Isa.Autor

U ARRIT MARRËVESHJA/ Pasaporta i krijon probleme, ngec në Itali sulmuesi i shumëpritur te Vllaznia

Delo.autor

Leave a Comment