Futboll Seria A Sport

RRËFIMI “INTERESANT” I LEGJENDËS SË ITALISË/ Cannavaro: Napoli-t i duhet një LOJTAR për të NDALUR Juventus-in

Fabio Cannavaro ka dhënë një intervistë interesante për “Il Mattino”. Ish-mbrojtësi i Juventus dhe Italisë ka folur për luftën për titull dhe për atë që i duhet Napoli-t për të ndalur bardhezinjtë.

TITULLI – “Seria A të befason. Dukej se Inter dhe Napoli mund ta ndalnin Juventus-in, por duket shumë e vështirë që bardhezinjtë të bllokohen. Merita e Juventus është se i kupton shumë mirë momentet: ka marrë Cristiano Ronaldo-n duke e ditur se ekipit i duhej një injeksion entuziazmi për ta vazhduar në këtë rrugë. Lufta për titull? Napoli duhet të marrë Messi-n për të ndalur këtë Juventus. Axurrët mund ta fitojnë titullin vetëm nëse bardhezinjtë ia bëjnë dhuratë”.

EUROPA – Cannavaro beson se Napoli dhe Juventus mund të kenë sukses në kompeticionet europiane: “Mund të fitojnë Champions-in dhe Europa League? Nuk do të ishte keq. Mendoj se është e mundur. Unë kam qenë i fundit që ka fituar atë që në 1999-ën ishte akoma Kupa UEFA”.

“Isha te Parma dhe ishta koha kur ekipet italiane dominonin në Kupën UEFA, siç bëjnë tani spanjollet. Nuk e di pse e kemi injoruar këtë kompeticion në vitet e fundit. Ta fitosh të jep një gëzim të madh dhe Napoli ka gjithçka që duhet për ta bërë të vetën”.

Related posts

E BUJSHME/ Sarri mund të jetë “çelsi” i transferimit, Hysaj drejt kalimit tek Juventusi

Delo.autor

PEREZ THYEN RREGULLAT TE REALI/ Jep 250 mijë euro për kokë për ekipin

F.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Juventus. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment