Futboll La Liga Sport

SEZONI I TURBULLT TEK REAL MADRIDI/ Isco del publikisht kundër trajnerit Solari

Vijon sezoni i turbullt i Isco te Real Madrid. I përjashtuar nga formacioni titullar edhe në ndeshjen ndaj Leganes, e vlefshme për Kupën e Mbretit, spanjolli u shndërrua protagonist në rrejtet sociale, me një episod që tashmë me siguri ka nisur një tërmet në klubin e “Los Blancos”. Në fakt, mesfushori ka bërë një “Like” në një koment në “Tweet” me përmbajtje shumë kritikuese ndaj trajnerit të Real Madrid, Santiago Solari.

“Futi Dani Ceballos dhe Casemiro që janë jashtë forme, madje do të fuste edhe veten e tij, ndonëse është tërhequr nga futbolli tashmë prej 20 vitesh, përpara se të aktivizojë Francisco Alarcon Isco”, lexonte komenti i pëlqyer nga Isco. Normalisht, Isco, i ndërgjegjësuar, ose i këshilluar për stuhinë që do të krijonte e ka hequr pëlqimin e tij ndaj komentit disa momente më pas, por tashmë dëmi ishte bërë…

Related posts

ZBULOHET DATA E TRANSFERIMIT/ “El Chiringuito”: Është vendosur data për firmën e Mbappe me Real Madrid

Delo.autor

Ish-trajneri i Real Madridit: Ronaldo më i miri në botë, ama Messi s’është nga kjo botë

Q.Autor

“TË JAPIM MANAJN PËR LAUTARON”/ futbollisti i Kombëtares përfundon në shkrimin e medias spanjolle: Është sulmuesi më i mirë në Europë

Delo.autor

Leave a Comment