Futboll Premier League Sport

SHAQIRIN E NDAL SHTYLLA/ Liverpooli pëson humbjen e dytë radhazi, eliminohen nga “FA Cup”

Liverpool është mposhtur 2-1 nga Wolverhampton duke u eliminuar nga FA Cup. Ndeshja e fundit të raundit të tretë ka befasuar tifozët e futbollit pasi pritej që skuadra e Jurgen Klopp të rikthehej te fitorja pas disfatës ndaj Manchester City-t në Premier League. Por Wolves e donte më tepër fitoren dhe në fund arriti të triumfonte duke pasur edhe fatin ne krahun e tij pasi Shaqiri goditi shtyllën nga fundi i takimit.

Pas golit të Jimenez, ishte Origi ai që barazoi në pjesën e dytë në goditjen e parë të Liverpool në kuadrat. Por ishte Neves ai që i dha fitoren vendasve me një predhë nga distanca. Ai ishte goli i nëntë i shënuar nga jashtë zone për Neves te Wolves. Liverpool pëson humbjen e dytë radhazi dhe tani do të bëjë çmos të rikthehet te fitorja në fundjavë ndaj Brighton.

Related posts

Barcelona fiton ndaj Getafes, Sociedad mposht Real Madridin

Delo.autor

FOTOLAJM/ Ronaldo zbulon këpucët e reja, detaje fantastike për yllin

Delo.autor

‘Ky kampionat nuk po respekton Astorin’, vjen deklarata nga… (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment