Futboll Seria A Sport

SHUMË LARG “KRYQËZIMIT”/ Inter-Simeone nuk bëhet dhe arsyeja është…

Pavarësisht deklaratave të përsëritura të dashurisë nga ana e argjentinasit Diego Simeone për ish-klubin e tij në Seria A, duket se rrugët e Inter dhe Cholo-s janë ende shumë larg kryqëzimit.

Lajmin e ka konfirmuar “AS”, që raporton se si përfaqësuesit e teknikut argjentinas, gjatë orëve të fundit kanë arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit të Atletico Madrid, për një rinovim, që do ta zgjaste kontratën mes palëve edhe për një vit tjetër.

Kështu, skadimi i kontratës, i parashikuar të ndodhte në vitin 2020, tashmë do të ndodhë një vit më pas, në 2021. I njëjti burim informacioni zbulon edhe detajin që ndikoi fuqishëm në këtë marrëveshje rinovimi.

Është pikërisht blerja e Alvaro Morata-s nga ana Atletico Madrid, një transaksion që pritet të zyrtarizohet, faktori që ndikoi në rinovimin e Simeone-s. Tashmë “Colchoneros” po presin fillimin e muajit shkurt, për të njoftuar zyrtarisht rinovimin e atij që tashmë është trajneri historik i Atletico Madrid.

Related posts

TALENTI SHQIPTAR ARRITI AKORDIN ME REAL MADRIDIN/ Sekretari teknik i klubit: Ai është shumë i fortë…

Delo.autor

SKANDAL NË DUBLIN/ McGregor godet me grusht të moshuarin, i refuzoi…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Lecce-Juventus. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment