Futboll Sport

SONDAZH/ UEFA zgjedh “top-formacionin” ideal për vitin 2018 (FOTO)

Përdoruesit e faqes së internetit të UEFA-s kanë zgjedhur “top-formacionin” e tyre ideal për vitin 2018. Ky votim ka zgjatur pak më shumë se një muaj i hapur dhe përmes kësaj mënyre është përzgjedhur ekipi i ndjekësve të “UEFA.com”. Më shumë se 1.8 milionë vota u regjistruan, me 85.167 përdorues të rinj, që hodhën votën e tyre.

Edhe një vit më parë, Real Madridi e dominonte në këtë 11-she, duke qenë se kishte pasur mjaft suksese në 12 muajt e fundit. Katër lojtarë të klubit të bardhë janë zgjedhur sërish nga tifozët, ndërsa Barcelona ka dy përfaqësues në këtë formacion.

Kjo 11-she përbëhet nga Ter Stegen në portë; Ramos, Van Dijk, Varane dhe Marcelo në mbrojtje; Modric, Kanté dhe Hazard në mesfushë; Mbappé, Messi dhe Cristiano Ronaldo në sulm.

Luka Modric ka qenë lojtari me më shumë vota (115.440), duke fituar një përmasë të re vlerësimi për vitin e tij të madh, si me Real Madridin, edhe me kombëtaren e tij. Pasi u shpall nënkampion bote me Kroacinë e tij në Botërorin e Rusisë, Modric u zgjodh edhe “FIFA World Player” dhe “Topi i Artë” për vitin që shkoi. Lojtarët e tjerë, që kompletojnë podiumin (treshen) e më të votuarve, janë: Cristiano Ronaldo (108.423) dhe Lionel Messi (107.326).

Related posts

PLAS TEK FRANCA PËRPARA “EURO 2020″/ Ylli i Chelsea-t përplaset me Mbappe: Nuk më pasoi

Delo.autor

Griezmann shënon golin më të shpejtë, vetëm 25 sekonda (VIDEO)

Q.Autor

Barcelona është eliminuar, por Coutinho akoma mund të marrë një medalje në Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment