Futboll Seria A

VAZHDIM I HIDHUR PËR “KUQEZINJTË”/ UEFA me dorë të “hekurt”, Milani nuk i shpëton ndëshkimit

Milani nuk i ka punët mirë me institucionin më të lartë të futbollit në Eurpopë, UEFA-n.

Pak kohë më parë ekipi kuqezi i kishte shpëtaur përjashtimit nga Kupat e Europës, pas apelimit të vendimit në gjykatën e KAS-it. Por, nuk ngeli pa u ndëshkuar, pasi mori një gjobë të konsiderueshme dhe një paralajmërim për cënimin e “Fair Play Financiar”.

Kjo histori nuk mbaron me kaq dhe ka vazhdimin e hidhur për skuadrën e Gatuzos. Pas gjithë trazirave të mëparshme, UEFA e ka dënuar përsëri skuadrën milaneze dhe kësaj here për shkak të fishekzjarreve, por edhe flakadanëve të përdorura nga tifozët e tyre.

Bëhet fjalë për ndeshjen kundër Olimpiakos, ku ekipi i “Djallit” ka marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh, ndërsa dënimi ka qenë më i ashpër për ekipin e vendit fqinj.

Për shkak të trazirave të shkaktuara, Olimpiakos do të detyrohet të paguajë 90 mijë euro UEFA-s dhe do të luajë me tribunë të mbyllur ndeshjet në vazhdim.

Related posts

(VIDEO) PSG barazon rezultatin ndaj Lyon, Kurzawa autor i golit

Q.Autor

943 DITË PRITJE PËR TË LUAJTUR ME REAL MADRID/ Talenti i blerë gati 9 milionë euro përgatitet të debutojë

Delo.autor

FITORJA NDAJ GETAFES/ Kross pas ndeshjes: Duhej të isha në gjumë…

Isa.Autor

Leave a Comment