Futboll La Liga Sport

STOLI I SOLARIT ËSHTË DUKE U DRIDHUR/ Murinjo BËN gati VALIXHET për në Madrid

Pankina e Solarit është duke i dridhur? Jo. Akoma më shumë se kaq. Në këto momente ndoshta Solari nuk është më trajner i Realit të Madridit. Të paktën kështu mendojnë bastet në Angli, të cilat e kanë ulur ndjeshëm shifrën e kuotimit të një kalimi të mundshëm të Zhoze Murinjos në stolin madrilen.

murinjo

Kur? Shpejt, shumë shpejt. Florentino Perez e vlerëson shumë “Special One”, pavarësisht se me të në krye nuk arriti të fitonte Ligën e Kampioneve.

Pavarësisht se tifozët nuk janë të bindur për rikthimin e portugezit, numri një i klubit do të ishte gati ta afronte menjëherë në krye të stolit madrilen. Koeficienti i këtij basti është 2.5, pra shumë i mundshëm. Ai rritet kur bëhet fjalë për një ndryshim të mundshëm në merkaton e janarit. Kalimi i portugezit në këtë merkato kuotohet me 7.

Murinjo

Pse shpëton- Por, ka një arsye pse Santiago Solari mund të shpëtojë. Ai është trajneri i dytë në këtë sezon për Realin e Madridit dhe ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021.

Kjo e dyta nuk është e vështirë për t’u prishur me konsensus, por Perez nuk do të bëjë figurë të shëmtuar dhe të largojë trajnerin e dytë brenda sezonit. Sepse në fillim shkarkoi Hulen Lopeteguin për rezultate të dobëta. Kjo është shpresa e vetme që e mban Solarin në stol, të paktën deri në fundin e sezonit.

Related posts

RASTI LEVANDOVSKI/ Shqetësim te Barcelona, katalanasit do ta ruajnë me…

F.autor

VIDEO/ Milan 1-0 Sampdoria. Supergol Bonaventura

Q.Autor

Yann Karamoh zbulon paktin me Spalletti dhe drejtorin sportiv të Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment