Futboll Seria A Sport

“NJË RRUFE NË QIELL TË HAPUR”/ Nga Ferrari te JUVENTUS, Agnelli di vetëm të BËJË surpriza

Një rrufe në qiell të hapur! Kështu mund të quhet largimi i drejtorit të skuderisë Ferrari në Formula 1, Maurizio Arrivabene, i cili i la vendin Mattia Binotto-s.

Një lëvizje që do sjellë ndryshime të pashmangshme edhe te Juventus. Arrivabene dhe presidenti Andrea Agnelli njihen prej kohësh dhe bashkëpunimet e tyre kanë qenë të vazhdueshme. Me të gjitha gjasat drejtuesit i Ferrarit do të marrë rol drejtuesi te “Zonja e Vjetër”. U përfol për postin e drejtorit sportiv, i lënë bosh nga largimi i Beppe Marotta-s, por kjo pistë është hedhur poshtë.


Agnelli dhe Arrivabene kanë bashkëpunuar në biznesin e duhanit, atë të Philip-Morris, ndërsa në vitin 2012 presidenti i Juventus i propozoi atij një post në bordin drejtues të bardhezinjëve, por tani me të gjitha mundësitë do e shohim atë në një pozitë të lartë në menaxhimin komercial, aty ku Juventus po investon tej mase vitet e fundit.

Related posts

NDRYSHON LËKURË/ Inter zyrtarizon fanellën që do përdorë në ndeshjet udhëtuese (VIDEO)

Delo.autor

DOMINON NË SERIE A/ Allegri thumbon: Në Itali nuk ka një ekip si Atletico Madridi…

Delo.autor

Calhanoglu drejt largimit nga Milani, mendon transferimin tek gjigandët turq

Q.Autor

Leave a Comment