Futboll Premier League Sport

SULMOHEN TEKSA PO HANIN MËNGJES/ Vëllezërit e dy yjeve të Anglisë rrihen dhe grabiten në restorant (FOTO)

Vëllezërit e dy yjeve të Premier League dhe përfaqësueses angleze janë rrahur dhe grabitur me armë, këtë raporton Daily Mail.

Vëllezërit e Marcus Rashford të Manchester United dhe Trent Alexander-Arnold i Liverpool, të cilët quhen Dane dhe Tyler, janë sulmuar teksa po hanin mëngjes në një restorant ditën e shtunë.

Dy shokët, të cilët janë lënduar në fytyrë dhe në trup, janë dërguar në spital pasi janë rrahur brutalisht nga disa persona të armatosur.

Dane, 26 vjeç, i cili është menaxheri i sulmuesit të Manchester United, i është grabitur ora, ndërsa Tylerit i është vjedhur portofoli dhe makina Range Rover.

Një BMW serie 3 gjithashtu është përdorur nga grabitësit. Policia ka marrë vesh se banda ka qenë e armatosur me një shotgan, hanxhar dhe një shkop bejsbolli dhe ka sulmuar dy vëllezërit e yjeve në një restorant.

Dave dhe Taylor ishin rrugës për të parë ndeshjen e Liverpool ndaj Brighton dhe vendosën të hanin diçka në një restorant të Manchester-it.

Policia dyshon se grabitësit e kanë ndjekur makinën që në nisje e deri kur ka ndaluar. Range Rover është gjetur më vonë nga policia.

Related posts

Barça nuk bën ulje çmimi për Rafinha-n

Sadik.Autor

KAOSI ME STADIUMET/ Kukësi braktis “Elbasan Arenën”, Teuta zgjedh Shijakun

Isa.Autor

JUVENTUSI dhe ylli i Genoas në “majë” të Seria A, Cristiano RONALDO mbetet në hije

Isa.Autor

Leave a Comment