Futboll Seria A Sport

RIKTHIMI I POGBAS/ Ftesa e Dybalas: Do të më pëlqente të luaja me një…

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka folur përsëri për kthimin e Paul Pogba tek Juventus në një intervistë në një televizion francez.

25 vjeçari ka luajtur për Juven për 4 vite, para se të firmoste me United në 2016-tën. Blerja 89 milionë paund ka pasur një periudhë jo të lehtë të “Djajtë e Kuq”, pas tensioneve të krijuara me ish-trajnerin Jose Mourinho.

Pikërisht duke u nisur nga kjo atmosferë aspak pozitive, Juventus filloi bisedimet për ta rikthyer atë në Torino. Sulmuesi i tyre nuk ka dashur ta lërë këtë çështje të harrohet dhe në një intervistë për “Telefoot” ka thënë se do t’i pëlqente ta shihte Pogba-në me fanellën e tyre:

“Do më pëlqente të luaja me dikë të nivelit të tij. Cilido që të jetë vendimi, unë gjithmonë do t’i uroj fat.”

Ata kanë luajtur së bashku në sezonin 2015/2016, kur Juventus fitoi titullin e Seria A dhe Kupën e Italisë. Edhe Dybala është lidhur më një lëvizje të mundshme drejt United sezonet e fundit, por kjo lëvizje duket e pamundur në këtë stad.

Related posts

Barcelona e kërkon me ngulm/ Willian tek Chelsea është më i rëndësishëm se Hazard

Isa.Autor

Transferimi surprizë, Suso tek Inter?

Sadik.Autor

SYNIMI I KAMPIONËVE/ Kërkon kreun ndaj Tiranës, Shehi ka vetëm 1 dilemë

Isa.Autor

Leave a Comment