Futboll La Liga Sport

SURPRIZA NË “LOS BALANCOS”/ Ja kush kthehet në stolin e Real Madridit

Ndonjëherë ndodh që të kthehen.

Real Madrid do të luajë ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të Kupës së Spanjës të mërkurën në mbrëmje dhe në stol do të ketë një… Zdiane! Fakti që quhet Luca dhe jo Zinedine do të kalojë në plan të dytë, të paktën për një moment.

Djaloshi është një nga lidhjet e fundit të trajnerit tri herë kampion të Europës me “Los Blancos”. Vëllai i tij i madh, Enzo, që ka qenë pjesë e skuadrave të moshave të Real Madrid për dhjetë vite, është larguar tashmë.

Më të vegjlit, Theo dhe Elyaz, janë akoma pjesë e ekipeve inferiore të madrilenëve, por mund të largohen nëse babai Zinedine do t’i gjejë atyre një skuadër që ka një sektor moshash cilësor. Kështu, mbetet vetëm portieri i shtëpisë. Ai do të jetë numri 12-të i Real në ndeshjen e kupës për shkak të dëmtimit të Courtois dhe largimit të ardhshëm të Casilla-s.

Një ironi e fatit, sepse kjo është ajo që ndoshta Zinedine ka ëndërruar gjithmonë për djalin e tij. Kur ishte akoma trajner i Real Madrid, francezi ka patur më shumë se një fërkim me Florentino Perez në lidhje me çështjen e portierit.

Kur numri një i “Los Blancos” ishte bindur të merrte Kepa në “Bernabeu”, ai ka marrë një “jo, faleminderit” nga Zidane, i cili nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin e tij për Keylor Navas, edhe pse e dinte se, në rast të blerjes së një portieri tjetër, djali i tij do të përfundonte jashtë ekipit. Pikërisht siç ka ndodhur pas transferimit të Courtois në Madrid.

Gjithsesi, fati i ka ruajtur familjes Zidane këtë surprizë të këndshme.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ MARCHISIO befason me ekipin e ri, transferohet tek…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ekipi i njohur italian interesohet per Realdo Filin

Sadik.Autor

Zbulohet festimi i Ronaldo-s te goli i dytë, portugezi është i paparashikueshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment