Futboll Shqipëri Sport

MEMOLLA NË SHITJE/ Hajduk kërkon të përfitojë para përfundimit të kontratës

Pak ditë më parë, sulmuesi shqiptar Francesco Tahiraj, ishte lojtari më i ri që u bashkua me skuadrën e Hajduk Splitit. Sulmuesi i talentuar firmosi një kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën kroate.

Mirëpo nëse afrimet janë gjithmonë të rëndësishme, vjen një moment që dhe largimet mund të bëhen të rëndësishme. Hajduku është një prej klubeve kroate, që ka shumë lojtarë aktualisht, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve luajnë me ekipin e dytë të Splitit, që pritet të largohen.

Mirëpo, disa prej tyre ishin llogaritur të ishin pjesë e ekipit të parë, mes të cilëve është dhe mbrojtësi shqiptar, Hysen Memolla. Ky i fundit është pjesë e Hajduk që nga viti 2016, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën në sezonet e para në Kroaci. Megjithatë, Memolla nuk ishte në planet e klubit gjatë vitit 2018, madje ai ka luajtur vetëm në dy takime me Hajduk II.

Për këtë arsye, në verën e vitit të kaluar, Memolla u la i lirë nga klubi, që ishte i gatshëm të prishte kontratën me mirëkuptim. Mirëpo lojtari nuk gjeti ekip të ri dhe qëndroi në Split.

Tashmë, që merkato është në kulmin e saj, Hajduk ka disa lojtarë që kërkon ti largojë nga list-pagesat e saj, pasi kanë rroga të larta dhe mbi të gjitha nuk hyjnë në punë për asgjë.

Një prej tyre është dhe Hysen Memolla, mbrojtësi i krahut të majtë, që më herët është grumbulluar dhe në kombëtaren shqiptare. Klubi është i gatshëm ta lërë të lirë që tani lojtarin, shkruajnë mediat kroate.

Kontrata e Memollës me Hajduk përfundon në qershor të këtij viti, pirëpo lojtari nuk preferon të largohet që tani, pasi kërkon respektimin e kontratës deri në fund.

Related posts

PREZANTIMI I MURIQIT TEK LAZIO/ Igli Tare: Nuk e fsheh që jam i kënaqur! Negociatat ishin të lodhshme por…

Delo.autor

NDESHJET E NËNTORIT/ FSHF-ja gati 45 mijë euro për të sjellë Kumbullën në Shqipëri, Reja në ankth

Delo.autor

ZBULON DISA PRAPASKENA/ Lavezzi si Icardi: Skandal në Argjentinë për të fejuarën e re

Delo.autor

Leave a Comment