Futboll Seria A Sport

TALENTET E JUVENTUSIT NJË “MINIERË ARI”/ Ja shifrat e çmendur që sjellin huazimet “Zonja e Vjetër”

Juventusi ka ditur që të punojë bindshëm në vitet e fundit me të rinjtë e talentuar dhe nga shumë prej tyre, të paguar me pak dhjetëra mijëra euro, apo qoftë edhe me parametër zero kanë ditur që të shtojnë në arkat e tyre një pasuri të frikshme.

Shembulli më gjenial është ai i Pol Pogbasë, i afruar me zero euro në Torino dhe i shitur për 115 milionë te Mançester Junajtid, por ndërkohë Juventusi ka ende yje të së ardhmes në qarkullim, që pritet të sjellin këtë janar, apo në fund të sezonit të ardhshëm bukurinë e 100 milionë eurove.

Në këtë sesion merkatoje do të hyjnë në arkat bardhezi 10 milionë eurot e sulmuesit Çerri nga Kaljari, 24 milionët e mesfushorit Mandragora nga Udineze dhe 7 milionët e Sasuolos për Pol Lirolan. Ndërkohë, për në verë janë konfirmuar shitjet e Roxherios në Angli, tek Uolves, për 22 milionë euro, ndërsa aktualisht po luan në huazim te Sasuolo; ajo e Orsolinit te Bolonja për 7 milionë; Audero te Sampdoria për 14, ndërsa pezull ka mbetur ajo e Favilit te Xhenoa për 16 milionë euro, ndonëse këtë shifër sido që të jetë është gati që të paguajë Atalanta ose Udineze, në fund të sezonit.

 

Related posts

LIVE/ Poloni-Kolumbi: Takimi ku humbja është e patolerueshme

Isa.Autor

MALMO-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” kalojnë në avantazh, shënon Barkley

Delo.autor

JUVENTUSI KA FRIKË/ Allegri: MILANI ka bërë një blerje të madhe, është më i mirë në BOTË

Isa.Autor

Leave a Comment