Futboll Seria A Sport

“TË JESH KËTU ËSHTË…”/ Cedric Soares për Interin: Ëndrra u bë realitet, ja kush më bindi

Cedric Soares u prezantua dje si afrimi i Interit në merakton e janarit. Mbrojtësi i krahut të djathtë u huazua nga Southampton deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes për 11 milionë euro.

Në intervistën e tij për Inter TV Soares rrëfeu të gjithë prapaskenën e kësaj marrëveshje.

“Jam shumë i lumtur, Inter është një klub i pabesueshëm. Të jem këtu dhe të vesh fanellën zikaltër është një ëndërr e bërë realitet.”

“Më pëlqen stili i lojës së Luciano Spallettit dhe kam parë disa ndeshje të Interit. Gjithashtu, kam biseduar edhe me shokun e patriotin tim, Joao Mario.”

“Është e rëndësishme që karakteristikat e një lojtari të përshtaten me projektin teknik dhe unë jam i sigurt se mund të përshtatem mirë me këtë ekip. Unë me siguri do të marr disa kohë për t’u përshtatur në fillim, por me ndihmën e shokëve të mi, unë do të jetë në gjendje për t’u përmirësuar shpejt.”

“Joao Mario është një mik, jo vetëm një shok skuadre. Ne u rritëm në të njëjtin klub, dhe është kënaqësi që ai është këtu dhe se do të mund të luaj edhe një herë me të. Ai më ka thënë shumë gjëra për Interin. Ai tha se ata janë një ekip që pëlqen të kontrollojë lojën.

“Të jesh këtu është një mundësi e mrekullueshme për mua. Unë do të luftoj përkrah tij për të ndihmuar klubin të arrijë rezultatet që dëshiron të arrijë. ”

Southampton luajti këtu në Europa League sezonin e kaluar, por Cedric humbi udhëtimin.

“San Siro është një stadium legjendar. Kur je i ri, çdo lojtar ëndërron një ditë që mund të luajë në Meazza. Është plot histori, kaq shumë lojtarë mahnitës kanë luajtur aty. Kjo do të jetë kënaqësi të luaj aty.

“Unë thjesht mendova se kisha një fotografi të një skuadre në librin tim shkollor dhe unë në fakt kisha lojtarët Inter, sepse ata ishin ekipi im i preferuar. Ndoshta ka pasur një arsye, më pëlqen të besoj në këto gjëra”, zbuloi mbrojtësi 27-vjeçari.

Related posts

UZUNI I TRETI NË EVROPË PËR NJË STATISTIKË GOLASH/ E kalon vetëm Haaland dhe David, lë pas yjet e tjerë

F.autor

Messi në një planet tjetër/ Argjentina fundos modestët e Haitit falë 3-golshit të “pleshtit”(VIDEO)

Sadik.Autor

PËRRALLA e De Arrascaeta/ Po bën xhiron e botës për një GOL VENDIMTAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment