Gossip

TIFOZE E “FLAKTË” E MAN UNITED/ Julia Roberts paguan 89 mijë euro për dy bileta

Julia Roberts, aktorja e famshme e Hollywood-it, ka paguar 89 mijë euro për dy bileta për Botërorin e Katarit, një për vete dhe një për bashkëshortin e saj. Mësohet se aktorja e ka paguar këtë shumë të lartë (jo për atë) gjatë një evenimenti për bamirësi të zhvilluar në Los Angeles.

Julia Roberts është shumë e lidhur me futbollin. Në fakt, ajo është një tifoze e madhe e Manchester United dhe shpesh ka bërë disa fotografi me yjet e “Djajve të Kuq”, të cilat kanë bërë xhiron e internetit. Një pasion që ia ka përcjellë edhe tre fëmijëve të saj: Patricia, Phinnaeus dhe Henry.

E gjithë familja mbështet United dhe është gjithmonë e pranishme në tribunë gjatë turneve verore të skuadrës. Një herë, para një sfide të klubit anglez me Real Madrid, Roberts ka shkuar me fëmijët në stërvitjen e ekipit dhe e ka përshkruar atë eksperiencë si “një nga më të bukurat e jetës sime”.

Me pak fjalë, United është një çështje familjare. Madje një ndjenjë e fortë. Veçanërisht për Paul Pogba, për të cilin nuk i ka kursyer komplimentet. “E dua United për ndjenjën e familjaritet që arrin të na përcjellë ne tifozëve. Dua të falënderoj veçanërisht Paul Pogba. Një njeri i mrekullueshëm, – ka thënë aktorja. – Është njohur me djalin tim dhe i ka folur. I ka shpjeguar se duhet të jetë një djalë i fortë dhe të ketë shumë besim në vete. Kanë qenë fjalë të mrekullueshme”.

Mirupafshim në Katar? Ndoshta edhe më herët, në Los Angeles, ku francezi kalon shpesh pushimet, ose në shkallët e “Old Trafford”…

Related posts

Ronaldo tradhtar! Mesazhe erotike modeles angleze (FOTO)

Q.Autor

Georgina, një industri si RONALDO/ Fiton sa një futbollist dhe është gati për…

Isa.Autor

“BËNIM SEKS 10 HERË NË DITË”/ Melissa Satta flet për deklaratën që shkaktoi tërmet në Itali: Ishte si një tornado… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment