Futboll Seria A Sport

TRATATIVAT VIJOJNË TEK INTERI/ Marotta huazon Gagliadinin për të afruar portugezin…

Inter do huazojë Roberto Gagliardinin për pjesën e dytë të sezonit tek Fiorentina, aty ku do të ketë më shumë minuta në dispozicion. Kjo tratativë vijon prej ditësh, por është vetë klubi zikaltër që e ka stopuar për momentin sepse më parë duhet gjetur një zëvendës për italianin.

Marotta dhe Ausilio po dëgjojnë ofertat që po iu vijnë nga të gjithë menaxherët e lojtarëve dhe një pistë më konkrete po krijohet për mesfushorin Adrien Silva, i cili është në pronësi të Leicester.

Aktualisht portugezi po kërkon me çdo kusht të largohet nga “Dhelprat” pasi ka luajtur vetëm dy ndeshje në Premier League, në tërësi janë 88’ minuta në këmbët e tij.

Silva u ble në janarin e vitit të kaluar për 24.5 milionë euro nga Sporting Lisbona, por ka dështuar të zërë një vend në formacionin bazë. Tashmë palët kanë hyrë në negocim dhe Interi mund të jetë destinacioni i ardhshëm për 29-vjeçarin.

Related posts

KOSOVË/ Operacioni “fshesa”, klubi i Prishtinës zbulon listën e largimeve me 7 futbollistëve

Delo.autor

Josep Maria Bartomeu: Askush s’na ka telefonuar për, të na pyetur sa vlen Messi

Sadik.Autor

“MBËRRITI MBRETI SHQIPTAR”/ Florian Marku zbarkon në stadiumin e Tottenham pak orë para duelit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment