Bundesliga Futboll Sport

TRIUMFON NDAJ STUTTGARDIT/ “Bavarezët” i kundërpërgjigjen Dortmundit me “POKER”

Bajerni ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Shtutgardit, me rezultatin e pastër 4-1. Skuadra e drejtuar nga Niko Kovaç, i është kundërpërgjigur Dortmundit, me një poker.

Bavarezët hapën serinë e golave në minutë e 5-të, me anë të Tiago Alkantarës. Shtutgardi nuk vonoi dhe në minutë e 24-të, barazoi me anë të grekut Donis. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa e dyta nisi me një autogol, që çoi bavarezët në epërsi. Levandovski dhjetë minuta më vonë humbi penalltinë, por Gorexa vulosi fitoren. Për qershinë mbi tortë mendoi polaku shtatlart Levandovski, duke shlyer gabimin e penalltisë.

Kështu ekipi i Kovaçit, ruajti diferencën e 6 pikëve nga Dortmundi dhe duket se do të ketë një luftë të ashpër për titull këtë fazë të dytë në Gjermani.

Related posts

“JANË TË PARAKOHËSHME”/ Bomberi Lukaku ngulmon se nuk i meriton krahasimet me CR7

Delo.autor

“ESPN” zbulon fjalët e Iniestas për Messin pas zëvendësimit në El Clasico

Sadik.Autor

BEFASUESE/ RONALDO mund të ishte një lojtar i MILANIT, nuk u transferua sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment