Futboll La Liga Sport

TRONDITET FUTBOLLI SPANJOLL/ Vdes në mënyrë misterioze talenti 12-vjeçar (FOTO)

Një tragjedi e vërtetë ka tronditur futbollin spanjoll. 12-vjeçari Alex Parera është ndarë nga jeta. Ai ishte pjesë e ekipit të moshave të EC Granollers, formacion i kategorisë së katërt të futbollit spanjoll, dhe kapiten i përfaqësueses Under 13 të Spanjës.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi, që, duke iu bashkuar dhimbjes së familjes, nuk ka specifikuar arsyet e vdekjes.

“Alex Parera nuk është më me ne. Jemi afër familjes dhe miqve në një moment kaq të vështirë. E gjithë bota e futbollit do të të mbajë mend, Kapiten. Ylli yt do të shkëlqejë përgjithmonë. Lamtumirë përgjithmonë, djalosh. Prehu në paqe”, ka qenë mesazhi i klubit në Twitter.

Edhe FC Cardedeu, klubi ku Parera ka hedhur hapat e para si futbollit, i është bashkuar zisë. Alex është ndier keq natën e ndërrimit të viteve dhe është shtruar menjëherë në spital, ku e kanë futur në një komë farmakologjike nga e cila nuk ka dalë më.

Related posts

Pjesa e parë/ Juve shënon 2 herë, dridhet Reali. Thatësirë në Mynih (VIDEO)

Sadik.Autor

ZBULON FJALËT E TRAJNERIT PAS FITORES NDAJ TOTTENHAMIT/ Salah rrëfen: Ai tha se nuk ishte e domosdoshme të luash…

Delo.autor

Zanetti TRADHTON zikaltrit/ Messi te Inter? Vetëm një i çmendur mund ta…

Isa.Autor

Leave a Comment