Futboll Ligue 1 Sport

TUCHEL SFIDON PSG/ Klubi rrezikon të përçahet nga mesfushori…

Do të qëndrojë apo do të largohet? Pyetja, duke parë se ka lidhje me 23-vjeçarin Adrien Rabiot, ka një afat kohor. Në qershor, me përjashtim të surprizave, mesfushori do të largohet nga Paris Saint-Germain. Kjo është më shumë se e sigurt. Më pak e qartë është e tashmja e lojtarit.

Për francezët ky është momenti i fundit për të fituar diçka nga ai dhe për këtë arsye është më mirë të shitet tani (për pak), sesa të largohet më vonë (me kosto zero). Gjithsesi, nuk është vetëm faktori ekonomik që shqetëson PSG-në, sepse prania e lojtarit në ekip vazhdon të krijojë probleme.

I fundit, siç ka bërë të ditur “Sport.es”, ka të bëjë me një përçarje të madhe brenda klubit. Prej disa javësh, në fakt, Rabiot është lënë jashtë ekipit dhe nuk ka marrë pjesë as në udhëtimin e PSG-së në Katar, zyrtarisht për arsye familjare. Përveçse nuk do ta shikojë në fushë, klubi kërkon që ai të ketë sa më pak kontakte me ekipin, duke e ndaluar atë të futet në dhomat e zhveshjes në ditët e ndeshjeve.

Asnjë problem për francezin, i cili nuk është dukur më  që nga dita që është lënë jashtë skuadrës. Kjo politikë e klubit është diktuar nga drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, i cili është lodhur nga situata e krijuar me mesfushorin dhe mamanë e tij Veronique, e cila kujdeset për interesat e të birit.

Megjithatë, dikush nuk është aspak dakord me këtë zgjedhje. Ai dikush është trajneri Tuchel, i cili e pëlqen shumë lojtarin dhe do të ishte i gatshëm ta aktivizonte menjëherë. Deri në atë pikë sa është gati ta kthejë në ekip nëse transferimi i tij te Barcelona nuk do të konkretizohet në janar.

Një vendim që do ta vinte teknikun kundër klubit, që nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëshim për mesfushorin. Zgjidhja më e mirë për të gjithë do të ishte shitja e Rabiot tani, për çliruar skuadrën nga një tension që mund të krijojë shumë probleme në të ardhmen. Edhe lojtari do të ishte dakord me një zgjidhje të tillë.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Rabiot do të argëtohej duke krijuar probleme të tjera në muajt e ardhshëm para se të thoshte lamtumirë. Një bombë e vërtetë me sahat që mund të shpërthejë në çdo moment…

Related posts

SHKELI RREGULLAT E BASTEVE/ FIFA hedh poshtë apelimin e Atletico e Madrid

Delo.autor

Perez kërkon të transferoje këtë lojtar nga Premier League për 200 milion euro

Q.Autor

Fili, Musta dhe Fejzullahi: Tashmë merkatoja është ndezur!

Sadik.Autor

Leave a Comment