Futboll Premier League Sport

U BLE PËR 15 MILIONË EURO/ Shaqiri “SHTANG” Europën me vlerën e kartonit të tij

Liverpuli i këtij sezoni është një uragan i vërtetë dhe është vetëm 15 ndeshje larg titullit kampion që kaq shumë po pritet në kampin e kuq.

Një nga lojtarët që kanë ndihmuar shumë skuadrën e Klopit në këtë ecuri, ka qenë Xherdan Shaqiri, i cili sa herë është futur nga stoli ka bërë mirë duke ndihmuar. Nuk ka qenë një nga lojtarët më të mirë, por kjo nuk do të thotëqë nuk ka qenë i vlefshëm. Mjafton të kujtojmë atë dygolshin që Shaqiri shënoi në  derbin kundër Junajtid.

Këtë formë të mirë që po kalon lojtari e ka “vënë” re dhe lista që ka publikuar “CIES”. Kjo listë rreshton 20 transferimet me të mira të verës, gjithmonë nën “argumentat” e shifrave. Shaqiri e gjen veten në vendin e tretë pas  Rodrigos së Atletiko Madridit dhe Lukas Torreiras së Arsenalit.

Shaqiri u ble për 14.7 mlionë euro dhe tashmë vlera e tij është 55 milionë euro. Pra, një rritje prej 40 milionë eurosh.

Related posts

Rusia me “dorë të hekurt”/ Organizatorët e Botërorit paralajmërojnë huliganët për ndëshkime

Sadik.Autor

TEKNIKU ITALIAN DREJT RIKTHIMIT/ Del në skenë Allegri për stolin klubit të Premier…

Delo.autor

Neymar tremb tifozët para ndeshjes me Real Madrid

Q.Autor

Leave a Comment