Futboll Premier League Sport

SULMOHET ASHPËR ISH-INTERISTI/ Ray Parlour: Nuk është profesionist, mendon vetëm për paratë

Trajneri i West Ham, Pellegrini ka sqaruar se sulmuesi austriak nuk ka luajtur kundër Bournemouth, sepse e kishte mendjen tjetërkund. Në Kinë. Sepse në adresë të Arnautovic është depozituar një ofertë kontrate milionere dhe është entuziast e i paduruar për tu transferuar në Super Ligën kineze. Ish-sulmuesi zikaltër është sulmuar nga Ray Parlour, ish-mesfushori i Arsenal, që nuk u tregua aspak i këndshëm.

“Nuk është i interesuar për West Ham dhe tifozët e tij. Edhe pse Ramsey do të largohet nga klubi në fund të sezonit, ai po bën akoma paraqitje fantastike, sikurse ajo kundër Chelseas. Kjo do të thotë të jesh profesionist, por Arnautovic nuk është një futbollist profesionist. West Ham u tregua fantastik me atë, duke i ngritur vlerën pas Stokes”, u shpreh ish-futbollisti i Arsenal.

“Është një lojtar i mirë dhe tifozët e duan, por papritur hedh lodrat jashtë karrocës dhe thotë se nuk mundet të luajë, nuk e ka kokën në vendin e duhur. Nuk është një futbollist. Ai dëshmon diferencën mes një profesionisti dhe një futbollisti që mendon vetëm paratë dhe nuk është i interesuar ndaj klubit dhe tifozëve. Urrej të shoh futbollistë kështu”, deklaroi Ray Parlour.

Related posts

DUAN SUKSES/ Parma kërkon sulmues, ëndërron të formojë një treshe të frikshme

Isa.Autor

Sfidë vendimtare ndaj Napolit, Milani ka disa çështje që e shqetësojnë

Sadik.Autor

NUK NDALET TELENOVELA “ICARDI-WANDA”/ E çuditshme, komenti i vjehrrës të sulmuesit bëhet viral në internet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment