Futboll Sport

U DËMTUA NË FUSHË/ Ja si Neymar shkatërroi kundërshtarin me driblime (VIDEO)

PSG fitoi 2-0 ndaj Strasbourg duke siguruar kualifikimin për më tej në Kupë në Francë, por lajmi më i hidhur është dëmtimi i Neymar. Braziliani la fushën në lot, pasi zuri keq këmbën e majtë dhe ka ndjerë dhimbje në kavilje, aty ku u dëmtua sezonin e kaluar, që e mbajti jashtë fushe deri në fillimin e Botërorit.

Trajneri Thomas Tuchel u shfaq tepër i acaruar gjatë ndeshjes sepse lojtarët kundërshtarë po luanin shumë ashpër ndaj lojtarëve të tij, dhe shpeshherë i kërkoi arbitrit t’i mbronte lojtarët në fushë. Por, Neymar tallet keq me kundërshtarët duke i kaluar në stil biçikletë.

Në fund të ndeshjes, mesfushori Anthony Gonaclves tha se Neymar nuk e respekton kundërshtarin dhe tenton të tallet, për këtë ai merr goditje, për të cilat nuk duhet të ankohet.

Një moment i tillë u pa edhe gjatë ndeshjes dje. Neymar merr një top në mesfushë dhe me klas shmang një kundërshtar, para tij del Moataz Zemzemi, të cilin e shmang tre herë, por ky i fundit nuk ia kursen këmbët duke e goditur po tre herë, derisa e rrëzoi.

Related posts

MILAN NUK DI TË NDALET/ “Kuqezinjtë” përfitojnë një penallti, Giroud ndëshkon nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Pjesa e parë/ Teuta e pamëshirshme, një shkodran ngrin Vllazninë

Sadik.Autor

Kupa e Ligës, Arsenal dhe Chelsea luajnë për një vend në finale

Q.Autor

Leave a Comment