Futboll Seria A Sport

U PËRPOQA TA BËJA SA MË…/ “Nuk i mjaftuan dy gola, ja çfarë më bëri CR7 pas mbarimit të ndeshjes”

Mbrojtësi i skuadrës së Sampdoria, Jacopo Sala, ka treguar sot një episod që ka patur pas ndeshjes mes ekipit gjenovez dhe Juventusit, luajtur në ditët e fundit të dhjetorit, sfidë që mbylli fazën e parë në Serinë A. Lojtari pati detyrën e vështirë për të mbuluar përgjatë 90 minutavë sulmuesin bardhezi Cristiano Ronaldo, që realizoi dy herë në portën e Samp (Juve fitoi 2-1).

“U përpoqa ta bëja sa më mirë detyrën, por ai është një fenomen. Gjatë ndeshjes nuk foli fare, ishte gjithnjë i përqendruar në fushë dhe kjo karakteristikë e tij më befasoi. Realizoi 2 herë në portën tonë, por dëshpërimin më të madh me të e pata pas ndeshjes. I kërkova fanellën kur mbaroi takimi, por nuk e mora dot, pasi ia kishte premtuar një lojtari tjetër. Ky ishte “goli” i tretë që më bëri”, tha Sala.

Related posts

ISH-TRAJNERI I JUVENTUS/ Allegri merr pushime të detyrueshme: E kam pasur më të lehtë ta…

Delo.autor

SERIE A/ Milan Skriniar: S’kam arsye të largohem nga…

Sadik.Autor

KATEGORIA E PARË/ Kukësi fiton ndaj Butrintit në play-off dhe siguron qëndrimin në kategori

F.autor

Leave a Comment