Futboll Ligue 1 Sport

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ/ PSG grumbullon sërish Rabiot për t’i komunikuar vendimin, ja çfarë e pret

Drejtuesit e Paris Saint Germanin kanë lajmëruar mesfushorin francez Adrien Rabiot që të mërkurën të paraqitet për një takim “kokë më kokë” në mjediset e klubit. Sipas “RMC Sport”, brenda 24 orësh do të merret vendimi për të ardhmen e mesfushorit 24-vjeçar, i cili prej më shumë se një muaji është lënë jashtë skuadrës.

Rabiot nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me PSG, e cila skadon në fund të sezonit dhe nga 1 korriku ai mund të largohet kudo me parametrin zero. Ky veprim i Rabiot nuk i ka pëlqyer klubit, që edhe pse i propozoi rinovimin e kontratës mbeti duarbosh. Për këtë arsye, lojtari nuk grumbullohet më dhe do të largohet në merkaton e verës.

Gjithsesi, sipas mediave franceze me shumë gjasa lojtari do të lihet i lirë që këtë javë, pasi klubi synon t’i prishë që tani kontratën. Një “pushim nga puna” për lojtarin, që nuk do të përfitojë rrogën e muajve të fundit.

Related posts

JUVENTUS – INTER/ Allegri: Gara për titullin e Serie A është…

Isa.Autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Tifozët e Paok-ut “djegin” qytetin pas fitimit të “Kupës së Greqisë” (VIDEO)

Delo.autor

PAS ELIMINIMIT NGA “EURO 2020″/ Joachim Low e mbyll me Gjermaninë pas 15 vitesh, ja statistikat…

Delo.autor

Leave a Comment