Futboll Premier League Sport

U PRIT ME “SKEPTICIZËM”/ Klopp: Shaqiri nuk është gati për të zënë vendin e ish-yllit të ekipit…

Jurgen Klopp mendon se Xherdan Shaqiri do të ketë mundësinë një ditë të luajë në të njëjtin pozicion si ish-ylli i tyre, Philippe Coutinho. Shqiptari ishte një lëvizje e merkatos së verës drejt kryesuesve të Premier League, u prit me skepticizëm por tani po shënon dhe është i rregullt në ekipin e gjermanit.

Liverpool shiti Coutinhon te Barcelona një vit më parë për 142 milionë paund dhe blen Shaqirin për vetëm 13 milionë paund.

Shaqiri është përgëzuar për mbulimin e mungesës së Coutinho-s, por trajneri insiston se 27 vjeçari nuk është ende gati për të marrë pozicionin e brazilianit në ekip.

“Ne duhet të gjejmë një pozicion për Shaqirin,”-ka thënë Klopp për Sky Sports.

“Ai është i mirë, ne provuam 4-3-3, por ai nuk mund të luajë aty ende si ‘play maker’. Nuk duam të sforcojmë një lojtar në një pozicion, duam të tregojmë pikat e tij të forta, jo ta vendosim aty ku nuk është mirë.”

“Ai mund ta bëjë këtë pasi po përmirësohet çdo ditë e më shumë, ai mund të luajë si Phil (Coutinho) në vitin e fundit kur ishte këtu.”

Related posts

RASHICA NGA NJË TJETËR PLANET/ Ylli i Kosovës i shënon super-gol Bayern Munichut

Delo.autor

KUPA E ARABISË BËHET FARSË/ Po bëhet virale, fundi i çmendur në Katar-Algjeri pas 19 minutash shtesë (VIDEO)

Delo.autor

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Rei Manaj: Jam me fat, mësova nga lojtari më i mirë i historisë së futbollit

Delo.autor

Leave a Comment