Futboll Seria A Sport

TRIUMFI I PARË ME JUVENTUSIN/ Ronaldo do të shpallet lojtari më i mirë i vitit 2018 në…

Cristiano Ronaldo fiton çmimin e tij të parë si lojtar i Juventusit. Sipas asaj që njofton “Tuttosport”, sonte portugezi do të shpallet lojtari më i mirë i vitit 2018 në “Globe Soccer Awards”.

Portugezi triumfon për herë të pestë në këtë organizim, i treti me radhë, pas çmimeve të marra më 2011, 2014, 2016 dhe 2017. CR7 do ta marrë trofeun në “Madinat Jumeirah Hotel”, në Dubai, ku është duke pushuar me familjen e tij.

Pas zhgënjimit që pësoi me “The Best Player” dhe “Topi i Artë”, Ronaldo ka arritur të mundë konkurrencën e dy kampionëve të botës, si Griezmann dhe Mbappe, duke fituar çmimin e parë individual, që kur vendosi të luajë për Juventusin.

Mësohet se në këtë ceremoni do të shpërblehet edhe Didier Deschamps, i cili do të fitojë titullin e trajnerit më të mirë të vitit 2018. Ish-mesfushori i Juventusit e udhëhoqi Francën drejt fitimit të Kupës së Botës në Rusi.

Ndër fituesit e tjerë të mbrëmjes, agjenti më i mirë i do të jetë për herë të tetë Jorge Mendes, ndërsa portieri më i mirë i vitit 2018, një njohje e vjetër e Serie A, si Alisson. Çmimet e karrierës do të shkojnë për brazilianin Ronaldo dhe italianin Fabio Capello.

Related posts

A do të tërhiqet nëse fiton Botërorin? Ronaldo e ka ndarë mendjen

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Përcaktohet arbitri i ndeshjes Inter-Napoli

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Standard. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment