Futboll Seria A Sport

U TRANSFERUA TEK INTERI/ Nga Gjermania tek “PERLA” kundër “Djajve të Kuq”, ja katër kuriozitetet për Cedric Soares

Transferimi i Cedric Soares nga Southampton tek Inter është bërë sa hap e mbyll sytë. Mbrojtësi portugez është marrë nga zikaltrit me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Një përforcim i rëndësishëm për Spalletti-n, i cili do të ketë një alternativë më shumë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

KAMPION EUROPE – Cedric Soares ka fituar Euro 2016-ën me Portugalinë e Cristiano Ronaldo-s. I grumbulluar nga trajneri Fernando Santos dhe i mbajtur në stol për tri ndeshjet e fazës me grupe, kundër Hungarisë, Islandës dhe Austrisë, Soares ka luajtur titullar në 1/8-at (kundër Kroacisë), çerekfinale (kundër Polonisë), gjysmëfinale (kundër Uellsit) dhe në finalen e “Saint Denis” kundër Francës, në të cilën Portugalia është shpallur kampione pavarësisht mungesës së CR7, i dëmtuar në fillimin e takimit.

Soares është grumbulluar edhe për Kupën e Botës 2018-të, ku ka luajtur tri ndeshje si titullar, kundër Iranit, Spanjës dhe Marokut në tri ndeshjet e zhvilluara në Grupin B.

KUPAT KOMBËTARE  – Përveç Europianit, Cedric Soares ka fituar edhe dy kupa kombëtare në karrierën e tij. Të dyja në Portugali me Academica-n dhe Sporting-un. Ka shkuar shumë afër fitores së Carabao Cup me Southampton, që është mundur 3-2 nga Manchester United në finalen e 2017-ës të luajtur në “Wembley”. Ka qenë një ish-interist ai që i ka mohuar fitoren e mundshme Cedric. Ai ka qenë Zlatan Ibrahimovic, i cili ka realizuar golin që ka vendosur takimin dy minuta para fundit të kohës së rregullt.

NJË GOL – Në 104 ndeshje të luajtura në Premier League me Southampton, Cedric ka shënuar vetëm një gol, që e ka realizuar 1 dhjetorin e kaluar me goditje dënimi në takimin e barazuar 2-2 kundër Manchester United në shtëpi. Një ekzekutim perfekt që ka çmendur internetin. Cedric Soares ka shënuar një gol tjetër me “Saints”, në Kupën e Anglisë kundër Wigan.

KA LINDUR NË GJERMANI – Soares ka lindur në Singen, Gjermani, në vitin 1991. Familja e tij është transferuar përfundimisht në Portugali dy vite më pas. Mbrojtësi mund të ishte grumbulluar me kombëtaret e Gjermanisë, por ka zgjedhur federatën luzitane, duke debutuar me përfaqësuesen Under 16.

Related posts

PLAS TE MILANI/ Harmonia dhe uniteti u shkatërruan, ja skenari që pritet në fund të sezonit

Delo.autor

“MAGJISTARI” MESSI/ Ylli i Barcelonës “shpik” gol në kampionat (VIDEO)

Delo.autor

Spalletti: Kemi shumë mungesa, por synojmë fitoren

Q.Autor

Leave a Comment