Futboll Seria A Sport

PARTNER IDEAL PËR CR7/ Juventusi do të rinovojë me 33-vjeçarin, ja përfitimet e çmendura

Mario Mandzukic është gati të nënshkruajë kontratën e re, që e zgjat jetën e tij si bardhezi edhe për një vit. Marrëveshja aktuale i skadon më 2020, ndërsa e reja do të ketë limit vitin 2021. Kjo do të thotë edhe dy sezone të tjera, përveç atij aktual, gjatë të cilit “bomber” kroat do të fitojë rreth 4.5 milionë euro në sezon, plus bonuse të lidhura me arritjet personale dhe ekipore. Marrëveshja është arritur në mënyrë substanciale dhe do të ratifikohet në ditët në vijim.

Njoftimi mund të jetë i afërt, direkt pas ndeshjes kundër Atletico Madridit. Për trajnerin Massimiliano Allegri, kroati është një nga paprekshmit. Ai e shikon Madzukic si partner ideal të Cristiano Ronaldos, njësoj siç ishte Benzema për yllin portugez te Real Madridi. Më 21 maj, Mandzukic do të bëhet 33 vjeç, çka do të thotë se kontrata e re do t’i skadojë sapo të ketë regjistruar 35 vite mbi supe.

Related posts

BARCELONA-JUVENTUS/ Ja 5 arsye pse “Bardhezinjtë” shpresojnë të marrë vendin e parë në “Camp Nou”…

Delo.autor

PAMJET/ Kërkon të fshihet pas debutimit të djalit, Bekham largohet mes ferrave

F.autor

BOTËRORI 2022/ Shqipëria mposht me “MANITA” San Marinon dhe merr vendin e dytë në grupin I

Delo.autor

Leave a Comment