Futboll Premier League Sport

VAZHDON ME FITORE/ Solskjaer kalon me sukses testin ndaj Tottenhamit

Manchester Unitedi ka shënuar një fitore të rëndësishme me rezultatin minimal 1-0 në transfertë ndaj Tottenhamit në kuadër të javës së 22-të në Premierligë në “Wembley”.

Ole Gunnar Solskjaer vazhdon me ecurinë e shkëlqyer të fitores së gjashtë radhazi.

Në gjashtë ndeshjet e tij, norvegjezi ka marrë gjashtë fitore, pesë në Premierligë e një në FA Cup.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Marcus Rashford në minutën e 45’ të pjesës së parë, pas një asistimi të shkëlqyer nga Paul Pogba.

Tottenhami konsiderohej si kundërshtari më i vështirë për Solskjaer që prej se mori detyrën e trajnerit, dhe ky i fundit e kaloi me sukses edhe këtë pengesë, dhe tani ka pikë të njëjta m Arsenalin në pozitën e pestë, nga 41 sosh.

Në ndeshjen e ardhshme “Djajtë e Kuq” presin në shtëpi Brightonin, kurse Tottenhami luan si mysafir ndaj Fulhamit.

Related posts

ËSHTË MË I VOGËL SE RONALDO/ I tha “jo” REALIT, Nagelsman merr drejtimin e…

Isa.Autor

ZBULOHET DËSHIRA E MADHE/ Tomori ka objektiv të festojnë siç duhet, vetëm elitë për 100-vjetorin

Delo.autor

“E DIJA SE DO TË ZIHESHIM”/ Mido dhe Roy Keane, një picë për të kuptuar se nuk e duronin njëri-tjetrin

Delo.autor

Leave a Comment