Futboll Sport

“E DIJA SE DO TË ZIHESHIM”/ Mido dhe Roy Keane, një picë për të kuptuar se nuk e duronin njëri-tjetrin

Emri Abdelamid Hossam Ahmed Hussein, në Europë, nuk njihet shumë. Më mirë të quhet… Mido. Ish-futbollisti egjiptian ka luajtur në skuadra të mëdha në gjashtë kampionate europiane përveç atyre në vendlindjen e tij.

Në Amsterdam, tifozët e  Ajax e mbajnë mend me shumë dashuri, ashtu si ata të Gent dhe Tottenham. Mund të kishte bërë më shumë me fanellën e Roma-s, Celta Vigo-s dhe atë të Marseille.

Në Angli, gjithsesi, më të mirën e ka dhënë në eksperiencën e parë me fanellën e Spurs-ave, por në vazhdim të karrierës ka rrezikuar të bëjë sherr me një kundërshtar aspak të lehtë: Roy Keane.

Sipas  asaj q ë ka rrëfyer pak kohë më parë në TalkSport, Mido mund të kishte luajtur te Sunderland-i i irlandezit, por mes të dyve ka ndërhyrë një… picë.

Pas aventurës italiane dhe eksperiencës së parë në huazim të Tottenham, Spues kanë vendosur ta blejnë përfundimisht egjiptianin për të shitur vitin pasues pas një sezoni  jo shumë të mirë.

Mes të interesuarve ishte Sunderland i drejtuar nga Roy Keane. Mido ka treguar se Mino Raiola, në atë kohë, i ka thënë se irlandezi donte ta takonte dhe t’i tregonte qendrën sportive. Megjithatë, takimi nuk ka shkuar ashtu siç kishte imagjinuar egjiptiani.

“Kam shkuar në aeroport. Ka ardhur dhe më ka marrë me Range Rover e tij, kemi shkuar në Sunderland dhe më ka çuar për drekë te Pizza Express. Isha me të vërtetë i befasuar që nuk fliste shumë. Në përgjithësi, kur merr një lojtar për drekë, mundohesh t’i flasësh dhe ta bindësh të nënshkruaj me skuadrën tënde, por ai ishte shumë i heshtur”, ka thënë Mido.

“Në atë moment   kam kuptuar se nuk do të kishim mundur të punonim bashkë, do të ishim zënë. Fliste me mua dhe shikonte tavanin. Kam kuptuar menjëherë se nuk do të kishte funksionuar”.

Duke parë karakteret e të dyve, mund të thuhet se më mirë që ka shkuar kështu: Keane nuk është një njeri shumë i qetë kur bëhet fjala për t’u zënë. Edhe Mido nuk është një engjëll, por agresiviteti për të cilin irlandezi ishte i njohur në fushë e ka ndjekur edhe si trajner dhe si analist sportiv.

Sigurisht, Keane njihet edhe si njeri pragmatik, kështu që nuk është befasuese që nuk i pëlqen të flasë shumë. Në fund të historisë, Mido ka nënshkruar me Middlesbrough dhe Roy Keane nuk ka zgjatur shumë në rolin e trajnerit.

Një picë ka prishur karrierën e të dyve?

Related posts

Manchester United interesohet për mesfushorin e Monacos

Sadik.Autor

ZIDANE RIKTHEN BUZËQESHJEN REALIT/ Benzema vendimtar

Delo.autor

SFIDA NDAJ GENOA-S/ Trajneri Pirlo: Duhet të harrojmë Barcelonën dhe të vazhdojmë me këtë dëshirë…

Delo.autor

Leave a Comment