Futboll Premier League Sport

VË NËN PRESION RIVALËT/ Guardiola: U kam thënë lojtarëve të mi ta harrojnë atë fjalë

Pas fitores 3-0 ndaj Wolves skuadra e Manchester City e ka ngushtuar sërish në 4 pikë diferencën me Liverpool në renditje. Skuadra kampione e Premier League kërkon të vërë nën presion rivalët e “reds”, për të mbrojtur titullin kampion. “Ne mund të kontrollojmë vetëm fatin tonë, atë që bëjmë në ndeshjen tonë, por jo atë të rivalëve tanë”, u shpreh Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll shprehet se i ka kërkuar lojtarëve të tij që të shohin vetëm punët e tyre dhe jo atë se çfarë bëjnë ekipet e tjera. “U kam thënë djemve që të mos shohin kalendarin e Liverpool, madje të mos e përmendin atë emër, na sjell ters. Kur mendojmë për Liverpool, zakonisht humbasim dhe tani çdo gabim do të na penalizonte më shumë në garën për titullin kampion”, tha Guardiola.

“Sot kam biseduar shpesh me lojtarët dhe ua kam shpjeguar këtë gjë. Ne duhet të shohim punën tonë. Nëse nuk fitojmë, atëherë Liverpool apo ndonjë ekip tjetër do të shpallet kampion. Në këtë moment, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të vëmë rivalët tanë nën presion”, tha më tej trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

Related posts

E ardhmja e Iniestës? Babai i tij është sigurt vetëm për një gjë…

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Hysaj i thotë “po” Valencias, por duhet bindur…

Delo.autor

PLAS TEK INTERI/ KAPITENI LEGJENDAR: Handanovic ka nevojë të shkojë te OKULISTI

Isa.Autor

Leave a Comment