Futboll Premier League Sport

VENDIMI I “TOPÇINJVE”/ Ja shifra e frikshme që pagoi Arsenali për shkarkimin e trajnerit…

Vendimi i Arsenal për t’i dhënë fund në mënyrë të parakohshme regjimit të Arsene Wenger i ka kushtuar klubit 20 milionë euro.

Shifra nuk ka shkuar vetëm në xhepat e trajneri francez, por përveç tij janë likuiduar edhe pjesëtarët e stafit teknik.

Wenger, 69, është larguar në fund të sezonit pas 22 viteve në krye të klubit, por me një vit të mbetur në kontratën e tij.

Llogaritë e klubit tregojnë se Arsenal i ka paguar rrogën e plotë për vitin e mbetur, ndërsa pjesa tjetër e parave i ka kaluar pjesëtarëve të tjerë të stafit teknik.

Sir Chips Keswick, pronari i Arsenal, ka pranuar se mungesa e kualifikimi në Champions League ka ndikuar ndjeshëm në buxhetin financiar të klubit.

Dhe për këtë arsye trajneri aktual Unai Emery nuk është në gjendje të përforcojë të gjithë pozicionet e fushës.

Related posts

MILANI MPOSHT TORINON/ Ibra humb rastet e ARTA

F.autor

INTERVISTA/ Ylli Ibrahimovic: Unë jam Zlatan dhe dua t’i bëj njerëzit të lumtur

Delo.autor

HETIMI PENAL NGA ZVICRA/ Presidenti i FIFA-s reagon zyrtarisht: Mbështes plotësisht procesin gjyqësor dhe…

Delo.autor

Leave a Comment