Futboll Seria A Sport

VENDOS TË MOS APELOJË PEZULLIMIN/ Interi kërkon ta mbushë “San Siron” me fëmijë

Inter ka vendosur të mos apelojë pezullimin e stadiumit, por ka kërkuar që ta mbushë San Siro-n me fëmijë për ndeshjen e radhës së Serie A ndaj Sassuolo-s.

Inter është dënuar të luajë dy ndeshje pas dyerve të mbyllura pas abuzimit racial ndaj Kalidou Koulibaly-t të Napolit gjatë ndeshjes së 26 dhjetorit në Serie A.

Gjithsesi, Zikaltrit janë kundërpërgjigjur në faqen zyrtare: “FC Internazionale Milano lajmëron se nuk do të apelojë vendimin e marrë nga Lega Serie A për ngjarjet që ndodhën gjatë Inter-Napolit.

“Por klubi ka vendosur t’i kërkojë FIGC dhe Lega të konsiderojë mundësinë që stadiumi të mbushet me djem dhe vajza të reja të Nerazzuri Scuole Calcio dhe Centro Sportivo Italiano për të qenë të pranishëm në ndeshjen ndaj Sassuolo-n, që do të luhet më 19 janar, të vlefshme për javën e 20-të të Serie A.

“Ne mendojmë se është një iniciativë e rëndësishme dhe një sinjal i qartë ndaj të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës.”

Related posts

DREJT RIKTHIMIT NË SERIE A/ Strakosha merr ofertë, paga është problem

F.autor

LIVE/ Brighton-Manchester City, Laporte kalon në epërsi “Qytetarët”

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Zbulohet destinacioni i ri i Milot Rashicës, lojtari drejt klubit të Premier…

Delo.autor

Leave a Comment