Gossip

VEPRIMI I TIJ PO “TËRBON” RRJETIN/ Shikoni djalin e Messit në versionin “Rock and Roll” (VIDEO)

“Çmenduria” ka mbërritur në shtëpinë e Leo Messit. Djali i mesit i yllit argjentinas të Barcelonës dhe Antonella Rocuzzo, Mateo, është një “talent” ndryshe nga babai, por edhe vëllai i tij Thiago. Nëse atij i vendosin përpara një bateri lodër (vegël muzikore), kënaqësia e të voglit shumëfishohet.

Ky është pasioni i zbuluar së fundi, që gruaja nga “10” Blaugrana dëshironte ta ndante me miqtë në llogarinë e saj në Instagram. Më konkretisht, është një video e fëmijës së saj të dytë, që bën muzikantin në bateri. Me sa duket, Mateo Messi e pranoi këtë dhuratë nga familja “Suarez” për festat e fundvitit.

“Fëmija ‘Rock and Roll’, unë ju dërgoj një puthje të madhe”, – thotë 3-vjeçari, ndërsa po luante në këtë instrument. Videoja i ka tejkaluar më shumë se 2 milionë shikime dhe mori pothuajse 15.000 komente, duke përfshirë ato të Leo Messit dhe Sofía Balbi.

Related posts

Pas zhgënjimit në futboll, Terry shijon pushimet në Mykonos (FOTO)

Sadik.Autor

NDODH EDHE KJO! Sulmuesi i njohur brazilian lë gruan me të cilën ka tre fëmijë për… mbesën e saj (FOTOT)

F.autor

Festivali i filmit/ E fejuara e NEYMARIT shkëlqen në Venecia, me linjat BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment