Futboll Seria A Sport

“JAM SHUMË I LUMTUR PËR…”/ Paqueta prezantohet te Milani, por të gjithë flasin për…

Lucas Paqueta u prezantua si lojtari i ri i Milanit dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth ndjenjave të tij të para te Milani, skuadrës dhe vendimit për të ardhur te “Djalli”…

Ndjenjat e para – “Jam shumë i lumtur për këtë sfidë të re. Falënderoj presidentin, Maldinin dhe gjithë kompaninë për besimin e tyre. Do të ua shpaguaj në fushë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kaká – “Ai është një lojtar i madh, ai është idhulli im. Gjithmonë kam parë ndeshjet e tij, ai ishte një nga më të mirët në botë. Unë jam në fillim të karrierës sime, shpresoj të eci në hapat e tij. Kam luajtur me të disa javë më parë për një ndeshje bamirësie. Ai më tha se këtu do të gjeja një familje, se kjo do të ishte përvoja më e mirë e mundshme. Unë do të përpiqem të ndjek rrugën që bëri ai më parë.

Futbolli në Itali – “Kam parë shumë ndeshje. Është një futboll shumë fizik dhe taktik. Në Brazil është pak më ndryshe, kështu që unë do të përpiqem të jem i vëmendshëm ndaj çdo mësimi. Qëllimi do të jetë të zbres në fushë për të dhënë më të mirën, me dëshirë dhe urinë për fitore.

Gattuso – “Ai ishte një lojtar i mrekullueshëm, që unë e merrja gjithmonë në playstation. Të stërvitesh prej tij është një ndjenjë unike. Më lë shumë të lirë dhe të qetë. Unë shpresoj se është një vit i madh për ne dhe për të rimarrë besimin dhe pritshmëritë e larta që ai ka për mua.

Pozicioni në fushë – “Unë jam lojtar teknik, duke u përpjekur për të kuptuar situatat, sepse ndeshjet ndryshojnë shpejt. Kam një trup të mirë, më pëlqen të lëviz me dhe pa top. Unë jam lojtar ofensiv dhe krijoj raste për të shënuar. Te Flamengo kam luajtur si trekuartist, do më pëlqente ta bëja edhe këtu, por mund të luaj edhe si sulmues i dytë”.

Related posts

Guardiola kundërshton Mourinho: Gara për titullin mbetet e hapur…

Q.Autor

BOTËRORI/ Franca nuk “djersit” ndaj Marokut, “Gjelat” fitojnë dhe tashmë në finale ndaj Argjentinës

F.autor

E PAZAKONTË/ SHAQIRI mund të mos udhëtojë në SERBI, ja arsyeja BEFASUESE…

Isa.Autor

Leave a Comment