Futboll Premier League Sport

VLERËSOHEJ 100 MILIONË EURO/ Sulmuesi i Italisë kërkohet në Premier për gjysmën e çmimit

Ideja e fundit e merkatos për Romën të çoon për në shtëpinë e Torinos, saktësisht e sulmuesi i përfaqësueses së Italisë, Andrea Belotti. Prej disa ditësh, zërat mbi një interesim i Monchit për sulmuesin granata janë përforcuar ndjeshëm, sidomos pas vetë deklaratave të Drejtorit Sportiv për futbollistin.

Gjithsesi, spanjolli duhet të tregojë kujdes ndaj konkurencës, veçanërisht atë rrezikut potencial nga Anglia. Referuar asaj që raporton Gianluigi Longari në “Twitter”, West Ham ka paraqitur një ofertë konkrete prej 40 milionë sterlina, pak më shumë se 45 milionë euro për “Gjelin”, që konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Arnautovic. Nga ana tjetër, mësohet gjithashtu se përgjigja e presidentit të Torinos, Urbano Cairo ishte një refuzim i thatë. Padroni i Torinos ëndërron një kualifikim për në Europë, dhe humbja e kapitenit të tij që në janar, nuk hyn në planet e klubit.

Related posts

TENISTI SERB HUMBI FINALEN E “US OPEN”/ Befason Federer: Ajo që ka bërë Djokovic është një “çmenduri”

Delo.autor

E PAPRITUR/ EMERY nuk e pëlqen: Shkodran Mustafi transferohet në Turqi tek…

Isa.Autor

GATI NJË TJETËR STADIUM I RI/ Duka takohet me kryetarin e bashkisë, ja impianti ku do investohet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment